Vdekjet nga shurupet e kollës, OBSH bën thirrje për veprime të menjëhershme

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar” për të mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara, pas një morie vdekjesh të fëmijëve që ndodhën vitin e kaluar, të lidhura me shurupet e kollës.

Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambia, Indonezi dhe Uzbekistan.

Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara, tha OBSH në një deklaratë më 24 janar.

error: Content is protected !!