Vdekje e dyshimtë në ditën e Bajramit, afër shtëpisë së viktimës në Suharekë gjendet një kallashnikov

TË FUNDIT

Gjatë ditës së sotme ka vdekur një 26-vjeçar nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës.

Për RTV21 lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka treguar se afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit AK47, që dyshohet se është përdoruar për këtë rast.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe po merren me rastin.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka thënë Gashi./21Media