Vazhdon vaksinimi në Greqi

TË FUNDIT

Vaksinimi i personelit mjekësor në pesë spitale të Athinës vazhdon edhe sot,  ndërsa paradite  vaksinën do ta marrin  edhe lideri i SYRIZËS Aleksis Cipras, ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilas, si dhe  sekretari i përgjithshëm  në Ministrinë  e shëndetësisë Marios Temistokelus, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paralelisht, vaksinat sot  do të shpërndahen edhe në spitalet në qytetet greke Selanik, Larisa, Patra dhe Janina që prej nesër të fillojë vaksinimi i punonjësve shëndetësor.

“Operacioni Liria”, gjegjësisht vaksinimi në  Greqi filloi dje,  ndërsa të parët e kanë marrë  infermieret dhe qytetarët më të moshuar në shtëpitë e pleqve.

Pas tyre vijuan presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropulu, kryeministri grek Kirjakos Micotakis, shefi i Komisionit të epidemiologëve Sotiris Ciodras, kryetari i Parlamentit  Konstatinos Tasulas, sekretari i përgjithshëm i partisë MEPA25 Janis Varufakis, kryetarja e Komisionit kombëtar për vaksinim Maria Teodoridu, kryeshefu i Shtatmadhorisë së armatës greke Konstantinos Floros dhe  mitropoliti Jeroteos, si përfaqësues i kreut të KOG.

Tani për tani, nuk ka informata se te askush  nga të vaksinuarit në Greqi gjatë ditës së djeshme janë paraqitur reagime të vaksinës