Gjykata e apelit sot vazhdon me seancën publike të cilët duhet të shqyrtohen ankesat e 33 të dënuarve, të dënuar ngjarjet e përgjakshme në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, të cilët humbën jetën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së shtetit dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur.
Në Gjykatën e apelit dje seanca filloi në mënyrë të tensionuar, të akuzuarit bojkotuan seancën pasi që nuk i besojnë kësaj gjykate dhe kërkuan hetim ndërkombëtar.
Në seancën e djeshme morën pjesë vetëm tre nga të akuzuarit, ndërsa të tjerët në mënyrë vullnetare braktisën seancën.
