Edhe sot buldozerët e NP Rrugët e Maqedonisë kanë vazhduar me rrënimin e objektit te QT Mavrovasja.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski thotë se me ndërtimet pa leje duhet të merren vet kryetarët e komunave dhe duhet të marrin përgjegjësi mbi vete.
-Dua që të bëjë apel tek të gjithë kryetarët e komunave dhe njësitë të vetëqeverisjes lokal, që t’i përshpejtojnë procedurat për zgjedhjen e kompanive të cilët do të bëjnë rrënimin, pas përfundimit të procedurave dhe pas mbikëqyrjes inspektuese ë sillet vendim për rrënimin e një objekti të caktuar pa leje ndërtimi. Për këtë i inkurajoj të gjitha komunat të marrin përgjegjësit e veta dhe t’i zgjedhin këto probleme sepse këto probleme janë të qeverisjes lokale,-deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Ndërkohë partia opozitare VMRO-DPMNË ia kujtoi Qeverisë se ka edhe objekte tjera që janë ngritur pa leje. Zëdhënësi Naum Stoilovski tha se pret trajtim të ngjashëm edhe për objektin karshi Ambasadës së Amerikës.
-Nëse Qeveria dëshiron të tregoj se prishja te Mavrovasja nuk është një teatër krimi i paguar nga buxheti i shtetit, atëherë ne presim të njëjtin trajtim me ndërtesa të tjera të njohura ilegale me të cilat shoqërohen emra të shëndoshë nga qeveria e re e vjetër. Sipas informacionit, ndërtesa prapa meje është një ndërtesë ilegale që funksionon me vite, dhe për faktin se është një ndërtesë e ndërtuar në mënyrë të paligjshme, dihet se Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti e dinë, dhe ata gjithashtu e dinë në Prokurorinë Publike,- tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Dje i pari i Shkupit Petre Shilegov tha që jo vetëm në Çair, por edhe në vende tjera duhet të luftohen ndërtimet pa leje, për të qenë sic tha korrekt me investitorët të cilët paguajnë fatura dhe tatime ndaj shtetit.
Ndryshe për rrënimin e objektit të Mavrovasja, pronari pretendon se i ka të gjitha dokumentet e duhura për ndërtimin dhe se objekti i tij po rrënohet për shkaqe politike.
