Vazhdon paraburgimi për vëllezërit Useini

TË FUNDIT

Gjykata Themelore  në Ohër  e pranoi propozimin  e Prokurorisë Themelore Publike  për vazhdim të masës së paraburgimit  për Nefi dhe vëllaun e tij Ibraim Useini. Sipas vendimit të gjykatës, vëllezërit Useini  do të mbesin në paraburgim edhe 30 ditë, me arsyetimin se masa e tillë  caktohet  për shkak të ekzistimit të mundësisë për arratisjen e tyre.

Vëllezërit Useini tashmë tetë ditë janë në paraburgim, për shkak të ekzistimit të dyshimit se janë autorë të veprave penale “dhunë” dhe “mbajtje të paautorizuar të armëve ose materialeve spërkatëse”. Ato  pas ngritjes së akuzës gjashtë ditë ishin të paarritshëm për organet e ndjekjes,  pas së cilës vetë u dorëzuan në organet e pushtetit   në Ohër.

Gjykata Themelore në Ohër para dy ditëve e pranoi  propozimin e të dyshuarve të cilët ofruan 30 mijë euro si garancion për dalje nga paraburgimi, por vendimi i tillë ishte refuzuar dje nga Gjykata e Apelit në Manastir.

Këshilltari në komunën e Ohrit dhe funksionar i lartë i BDI-së në Ohër Nefi Useini dhe vëllau i tij Ibraim akuzohen se fizikisht e kanë sulmuar dhe  e kanë kërcënuar me armë personin S.T. nga Ohri dhe djalin e tij të mitur. Derisa ka zgjatur hetimi pas vëllezërve Useini, S.T.  e ndryshoi  dëshminë duke potencuar se bëhet fjalë për moskuptim përkatësisht deklaratë e interpretuar  gabimisht.

Kundër Nefi Useinit edhe në të kaluarën  janë ngritur padi për vepra penale “dhunë”, “sulm fizik”, “uzurpim të sipërfaqeve publike”./MIA