Vazhdon moti i ndryshueshëm

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Rreth mesditës dhe pasdites në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jetë më intensive me shi më të rrëmbyeshëm, shkarkime të shpeshta të energjisë elektrike dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvit prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 22 deri në 30 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdites jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për procese më intensive. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.

Vazhdon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe jostabil, pasdite me periudha të diellit, rreth mesditës dhe pasdites me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe përforcim të erë. Në disa vende proceset do të jenë më intensive me shi më të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, zbrazje të shpeshta të energjisë elektrike dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura në ditët në vijim nuk do të ndryshoj dukshëm.

TË NGJAJSHME