-Ku dhe sa të vendos diçka?
-Merrni diçka.
-Do të marr, do të marr.
Këto ushqime aktivistët e shoqatës “Kypry” i kanë përgatitur në shtëpi dhe po i shesin nga 100 denarë copa. Mjetet e mbledhura do të shkojnë si ndihmë për të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi.
Kjo nismë është mirëpritur nga qytetarët e Shkupit, e këtë e tregon dëshira e tyre për dhuruar para, sesa për të marrë ushqim.
-Çfarë ju shtyu të ndihmoni?
-Isha këtu para një dite, më vjen keq për njerëzit, për të gjithë njerëzit jo vetëm për turqit, edhe për sirianët, i respektoj veçanërisht ata.
“Ne si shoqatë për kulturë dhe art “Ura” me zyrat në Shkup, është organizim humanitar, studentët dhe nxënësit që i kemi si aktivistë te shoqata jonë, këta bëjnë një lloj mbështetje për viktimat e tërmetit që ndodhi në Turqi. Ne si shoqatë prej ditës së parë jemi pjesë e fushatës për mbledhjen e të hollave që organizon lidhja e shoqatave turke në Maqedoni.”- tha Husref Emin, kryetar i shoqatës “KYPRY”
Kjo nuk është e vetmja ndihmë që nga Maqedonia do të shkojë në Turqi. Nga ana tjetër Kryqi i Kuq deri më tani ka mbledhur 70 mijë euro, ndërsa drejtori Sait Saiti apelon te qytetarët dhe kompanitë që të ndihmojnë, sepse siç u shpreh, ditëve në vijim mund të arrijnë një shumë prej 1 milion euro.
“Ndihma humanitare përbëhet nga 800 pako ushqimi, 1700 pako higjienike dhe 4 mijë batanije. Kjo është ndihma e parë e cila do të dërgohet gjithsej afër 25 tonë, vlera e ndihmës humanitare është diku rreth 4 milionë 300 mijë denarë, është diku 70 mijë euro.”- deklaroi
Sait Saiti, Drejtor i Kryqit të Kuq.
Ambasadori i Turqisë, Hasan Mehmet Sekizkok, njoftoi se tani për tani nuk ka nevojë për ekipe të shpëtimit, ndërsa për ato që janë në terren u shpreh se populli turk është shumë mirënjohës.
“Deri të premten e kaluar në Turqi është transferuar një shumë afër një milion eurosh, shpresojmë në një shifër edhe më të lartë. Populli turk do ta kujtojë me mirënjohje këtë solidaritet të fuqishëm të shprehur në këto ditë të vështira.”- tha Hasan Mehmet Sekizkok, Ambasadori i Turqisë në RMV.
Përveç këtyre ndihmave, për 5 ditë me radhë në Shkup u mblodhën edhe veshmbathje, disa prej të cilave u selektuan për shkak se qytetarët kishin dhuruar edhe gjëra të panevojshme.
