Vazhdon mbështetja e Novomatik për KF Vardar, kontrata do të vazhdojë edhe në 2 sezonet e ardhshme

TË FUNDIT

Novomatik Maqedoni vazhdon bashkëpunimin me klubin e futbollit Vardarin. Marija Sazdovska përfaqësuese e Novomatik deklaroi se kontrata për sponsorimin e këtij klubi do të vazhdohet për sezonin e ardhshëm. Petar Pençev tha se mbështetja për sportin profesional është kontribut serioz për zhvillimin e të rinjve. Ndërsa Goran Zakariç kapiten i klubit shprehet falënderues për mbështetjen.

“Vazhdimi i këtij partneriteti të suksesshëm me krenarinë kombëtare në futboll, Vardarin, është një dëshmi tjetër e qëllimeve të sinqerta të Novomatik Maqedoni. Ne përpiqemi të jemi shembull i përgjegjësisë shoqërore”, deklaroi Sazdovska.

“KF Vardar nuk është vetëm klub sporti por simbol i identitetit, dhe ambasador kombëtar i suksesshëm. Nëpër mësimet e tyre kanë kaluar dhe po kalojnë mijëra të rinj, të cilët brez pas brezi, përcjellin dashurinë për KF Vardar. Mbështetje për sportin profesional domethënë kontribut serioz në zhvillimin e dhe edukimin e të rinjve”, u shpreh Petar Pençev nga menaxhmenti i Novomatik Maqedoni.

“Jam mirënjohës ndaj Novomatik Maqedonia që tregon një shkallë të lartë përgjegjësie shoqërore dhe jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sportit maqedonas”, tha Zakariç.