Vazhdon kaosi në transportin publik/ Qytetarët mezi gjejnë vend në autobus, presin deri në 40 minuta

TË FUNDIT

Këto pamje janë bërë më përditshmëri nëpër stacionet e autobusëve në Shkup. Çdo secili është nisur në një destinacion të caktuar por kur do të arrijë, është pikëpyetje.


Numri i autobusëve në transportin urban është shumë i vogël prej  se është ndërprerë transporti i autobusëve privatë. Qytetarët thonë se më shpesh me autobus shkojnë në punë mirëpo edhe për nevoja tjera. Ankohen që ka vonesa në orarin e autobusëve, mirëpo edhe kur vijnë, është i stërmbushur dhe ndodhë shpesh që ata të ngelin duke mos hypur në autobus.


+Varet si qëllon, nga 30, 25 apo 40 minuta.
– A jeni i kënaqur me transportin urban?
+ Jo, jo. Duhet të jenë më të rregullt, krijohet turmë dhe ngelin udhëtarët.
– A ju ndodhë të mos mund të hypni në autobus?
+ Shumë shpesh, krijohet turmë dhe nuk mund të hyjmë brenda.


-A ndodhë shpesh që të mos mund të ngjiteni nga turma?
+ Çdo ditë.  – T’iu zë dera? + Çdo ditë ka turmë. Në pesëshe nuk mund të ngjitesh. Njëherë ma zbrazën xhepin.


+Çdo ditë po, deri në vendin e punës, në mëngjes dhe pasdite. Mjaftë gjatë, nën dhjetë minuta mesatarisht jo.
– A ndodhë që mos mund të ngjiteni në autobus përshkak turmës?
+ Po po, më shpesh në ato autobusë të cilët janë shumë frekuentë dhe relacione të gjata.

Qytetaret nga Arsovska kërkojnë që edhe ajo të shfrytëzojë transportin publik dhe ta ndjejë atë se çfarë vështirësie hasin udhëtarët.


Jo vetëm një ditë por edhe më tepër që ta ndjejë çfarë me të vërtetë do të thotë funksionimi me transport publik

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska nuk u paraqit në një ngjarje të cilën e kishte paralajmëruar, e në emër të saj foli sekretari i qytetit, Zoran Gligorov. Ai tha se ditëve në vijim do të organizojnë konferencë për media e ku do të përgjigjen në pyetjet e të gjitha temave në interes të publikut.

 

“Do t’u informojmë ditëve në vijim në një konferencë për shtyp e ku do t’i merni përgjigjet për të gjitha pyetjet e shtruara. Të cilat targetojnë publikun dhe gazetarët.”- deklaroi Zoran Gligorov – Sekretar i Qytetit të Shkupit.

 

Përndryshe Qyteti i Shkupit pati shpallur tre shpallje publike për transportuesit privatë por që të tre dështuan. Nga informacionet e fundit, thuhet se në shpalljen e katërt është arritur marrëveshje dhe shumë shpejt autobusët privat pritet t’u kthehen rrugëve. Autobusët privatë për momentin siç pati njoftuar Arsovska në një brifing me gazetarët, janë në kontroll teknik të NQP-së.