Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, dhe onkologët Simonida Crvenkova e Dragan Jakimovski.
Prokuroria e mori në pyetje ekspertin Vladimir Danillovski për kriteret me të cilat është vlerësuar cilësia dhe efikasiteti i trajtimit të pacientëve.
Ai përmendi mbijetesën totale, mbijetesën pa progres të sëmundjes, përgjigjen e tumorit, sigurinë e terapisë dhe cilësinë e jetës.
Mbrojtja ngriti çështjen e dokumentacionit të dërguar për ekspertizë në Slloveni, ndërsa Prokuroria tha se është dërguar i gjithë dokumentacioni.
Gjykata refuzoi edhe kërkesën për përjashtimin e këshilltarit teknik të Prokurorisë, Milan Risteski.
