Vazhdon gjykimi për dhunën para Komunës Qendër

Must Read

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka...
- Advertisement -

Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Seanca e mëparshme u mbajt më 17 gusht, gjykimi u shty për shkak të ndryshimit të avokatit të njërit prej të akuzuarve, i cili kërkoi gjykata të realizojë hapësirë për t’u njohur me lëndën.

- Advertisement -

Procesin e udhëheqë gjykatësi Dushan Josifov, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Avokatët e të akuzuarit Mile Janakieski, në fillim të javës, përmes letrës së hapur opinionit, informuan se rasti hyn në fazë përfundimtare dhe bënë thirrje që seancat të vëzhgohen nga përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediumet dhe faktori ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Qëllim themelor i kësaj kërkese është që drejtpërdrejtë të informoheni nga ndoshta edhe seancat më të rëndësishme për këtë lëndë, ku me shumë hollësi do të arsyetohet mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakieski si dhe shkeljet thelbësore që janë bërë në rrjedhën e deritanishme të procedurës”, thuhet në letrën e nënshkruar nga avokatët Elenko Millanov dhe Dimitar Dangov.

Në këtë lëndë të inicuar nga ish-PSP-ja, që tani udhëhiqet nga Prokuroria e Shkupit, janë të akuzuar disa persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski (momentalisht në arrati në Hungari), ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe persona të tjerë pjesëmarrës në protestat e dhunshme para Komunës Qendër në vitin 2013./MIA

- Advertisement -

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të Sarajit. Qytetarët...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët.E...

Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/3kiWlhb0ofY Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit...

Katër denarë për një kilogram rrush, vreshtarët të revoltuar, ministri Hoxha qetëson

https://youtu.be/kvM_tDdh0oU Cilësia e dobët e rrushit këtë vit shkaktoi probleme, por edhe përkundër kësaj shteti do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -