Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, ku së bashku me themeluesin, Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona.
Gjykimi për këtë lëndë është në fazë të procedurës dëshmuese, përkatësisht prezantimin e provave materiale nga ana e prokurorisë.
Këshilli penal në këtë çështje drejtohet nga gjyqtarja, Sofçe Gavrillova-Efremova.
Për rastin me organizatën joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, e themeluar nga Bojan Jovanoski-Boki 12, përmes së cilës, sipas aktakuzës, u mashtruan biznesmenë për qendra të pretenduara për persona të rritur, të akuzuar janë edhe Frosina Remenski, Mile Jovanoski, babai i Boki 13 dhe Jasna Mandiç.
Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe larje parash. Remenski akuzohet për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiç akuzohet për ndihmë në mashtrimin dhe larjen e parave, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në larjen e parave dhe përpunimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar me armë. Organizata joqeveritare akuzohet gjithashtu si person juridik.