Vazhdon gjykimi për aktoren Silvija Stojanovska për rastin “kokaina”

TË FUNDIT

Në Gjykatën Penale Themelore në Shkup po vazhdon gjykimi i aktores Silvija Stojanovska dhe partnerit të saj Voislav Budisavjeviq, të akuzuar për prodhimin dhe shpërndarjen e narkotikëve.

Sipas aktakuzës, Stojanovska dhe Budisavjeviq organizuan transportimin e 700 kg kokainë nga Kolumbia në Spanjë.

Të dy u arrestuan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Stojanovska ka qenë në arrest shtëpiak për disa muaj dhe Budisavljeviq është në paraburgim.