Vazhdon gjykimi për aksidentin në Llaskarcë

TË FUNDIT

Sot, në Gjykatën Penale – Shkup do të vazhdojë gjykimi për aksidentin në Llaskarcë, i cili ndodhi para dy vjetësh.

Të akuzuar janë, pronari i autobusit të aksidentuar, “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjës për transport të kompanisë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoill Trifunovski.

Ata ngarkohen për kryerjen e veprave të rëna kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

Të akuzuar janë edhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovsi dhe Jane Bovarski për pjesëmarrje në kryerjen e veprës së njëjtë.

Rastin e udhëheqë gjykatësja, Dijana Gruevska Ilievska, kurse përfaqësohet nga prokurori publik, Darko Jakimovski.

Në aksidentin në Llaskarcë, i cili ndodhi më 13 shkurt 2019, kanë humbur jetën 16 persona, kurse u lënduan mbi 30 të tjerë. Aksidenti erdhi si pasojë e rrokullisjes së autobusit “Durmo Turs”, i cili në momentin e aksidentit ishte duke transportuar udhëtarë./TV21

TË NGJAJSHME