Vazhdon dialogu publik-privat mes Qeverisë dhe ekonomisë

TË FUNDIT

Seancat e Komisionit për dialog publik-privat do të shfrytëzohen si mjet konsultativ dhe korrigjues për të gjitha politikat, ligjet dhe masat të cilat Qeveria planifikon t’i sjell për zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë, me qëllim që të dëgjohet zëri i ekonomisë, të prezantuar përmes odave, si dhe të maksimizohet efekti i masave, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në fjalimin hyrës në seancën e sotme të Komisionit për dialog publik privat në Qeveri me të cilën kryesoi ai vetë.

Në seancë morën pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski, si dhe kryetarët e katër odave më të madhe ekonomike Branko Azeski (Oda Ekonomike e Maqedonisë), Danella Arsovska (Lidhja e Odave Ekonomike), Nebi Hoxha (Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore) dhe Aneta Antova Pesheva (MASIT).

Në këtë seancë të komisionit, informojnë nga Kabineti i Bytyqit, u diskutua për zbatimin e pakos së katërt të masave për rivitalizimin e ekonomisë në kushte të Kovid-19, gjegjësisht për dinamikën e miratimit të zgjidhjeve ligjore të cilat mundësojnë implementim të masave individuale, për kërkesën e odave për ndryshime në tarifën doganore, gjegjësisht për Ligjin për tarifën doganore, për të dhënat parafiskale të kompanive, si dhe për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerjen e punëve llogaridhënëse.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi para të pranishmëve e prezantoi planin dinamik për sjelljen e zgjidhjeve ligjore me të cilat do të mundësohet realizim i të gjitha masave nga pakoja e katërt dhe theksoi se të gjitha ligjet tani më janë përgatitur, pjesa më e madhe prej tyre janë në procedurë kuvendore dhe pritet të fillojë zbatimi i tyre shumë shpejtë, ndërsa një pjesë e ligjeve të cilat do të fillojnë të zbatohen më vonë janë në procedurë qeveritare. Ai theksoi se me miratimin e ribalansit të buxhetit, proces i cili më së voni duhet të përfundojë deri më 3 nëntor dhe me miratimin e Ligjit për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza e shkaktuar nga KOVID-19 për pagesën e pagave për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, do të mundësohet mbështetje serioze e të gjitha kompanive të cilat shënojnë humbje, për pagesën e pagave të punëtorëve të tyre, me çka sërish do të mbështetet edhe likuiditeti i kompanive dhe do të ruhen vendet e punës.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Drejtoria doganore në periudhën që vijon do të punojnë në mënyrë aktive në harmonizimin e Ligjit për tarifën doganore me legjislativin e BE-së, ndërsa në ndërkohë me masat intervente do të mbështetet edhe konkurrenca e kompanive vendore.

Lidhur me të dhënat parafiskale dhe Ligjin për kryerjen e veprimtarisë llogaridhënëse, të pranishmit u pajtuan që në periudhën në vijim të formohet grup operativ i cili do të punojë në plan dinamik për uljen e të dhënave parafiskale të kompanive, që të ulen këto shpenzime të kompanive dhe kështu në mënyrë shtesë të ngritet likuiditeti i tyre, si dhe për ndryshime përkatëse dhe plotësoi në Ligjin për kryerjen e veprimtarisë llogaridhënëse, me qëllim të krijimit të zgjidhjes më adekuate dhe më efikase ligjore.