Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiu, më të dendura në pjesët lindore. Në malet më të larta reshjet do të kalojnë në borë, ndërsa në disa nga vendet më të larta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 11 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë Celsius.
Deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në male nesër reshjet do të kalojnë në borë, ndërsa në disa nga vendet më të larta do të jenë të shiut dhe të borës. Prej nesër do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme veriore, informojnë nga DPHM.
