Përsëri re të mëdha tymi të dendur të zi mbi kryeqytetin e Iranit. Izraeli, me ndihmën e SHBA-së, ka kryer sulme të reja ndaj Teheranit, në ditën e gjashtë të luftës në Lindjen e Mesme.
Deri tani nuk ka informacion për dëme apo të plagosur nga sulmi i sotëm. Ndërkohë, ushtria izraelite bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka goditur 80 objekte në Liban të lidhura me grupin militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani, dhe se vala e sulmeve ndaj Iranit ka goditur pozicione lëshimi për raketa balistike me rreze të gjatë dhe objekte të tjera.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se që nga fillimi i luftës kanë vdekur mbi 1200 persona. Të dhëna nga ana izraelite për momentin nuk ka.
Ndërkaq, edhe Irani sot nisi një valë të re sulmesh ndaj Izraelit, bazave amerikane dhe vendeve të tjera në rajon, duke kërcënuar se Shtetet e Bashkuara “do të pendohen hidhur” për fundosjen e një anijeje luftarake iraniane në Oqeanin Indian. Izraeli njoftoi për disa sulme raketore hyrëse, dhe sirena ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem.
