Vazhdojnë protestat, rrugë të përgjakshme në Karakalpakstan (Kujdes, pamje të rënda)

TË FUNDIT

Rrugë të përgjakura në provincën Karakalpakstan në Uzbekistanit. Në rrjetet sociale është shpërndarë video ku shihet se nga protestat në këtë provincë, rrugët janë mbushur me gjak si pasojë e dhunës që autoritetet kanë përdorur ndaj protestuesve. Sipas DW, presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev sot pranoi se ka të vdekur nga protesta, që vijojnë si pasojë e kërkesës së një pjese të kësaj province për autonomi.