Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Bullgari

Must Read

Zekiri, Llukarevska dhe Kadrija japin dorëheqje nga funksioni i deputetit

Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Kadrija nga BDI kanë dhënë dorëheqje nga...

Instituti për Shëndet Publik do të bëjë 1000 testime në ditë, hapet repart i ri për testim

Përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot në Institutin e Shëndetit Publik do të funksionojë edhe një...

Mickoski kërkon nga Qeveria që të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të lirohen nga puna,...

Rreth 10.000 persona dje u grumbulluan në Sofje në Ditën e Pavarësisë duke kërkuar “pavarësi nga mafia” dhe dorëheqje të Qeverisë të cilën e akuzojnë për lidhje me oligarkët.

Në protestat antiqeveritare në disa qytete u grumbulluan nga disa mijëra persona, ndërsa në Tërnovë të Madhe, në qendër të vendit, protestuesit brohoritnin “dorëheqje” gjatë fjalimit të spikeres së Parlamentit Cveta Karajançeva me rastin e festës kombëtare.

“Dorëheqje” dhe “mafia” brohoritnin edhe protestuesit në Sofje, në mesin e të cilëve kishte shumë të rinj.

Ndërtesën historike të parlamentit dje e ruanin tre kordonë të policisë ndaj të cilëve protestuesit hidhnin kapsolla dhe shishe.

Në Sofje gjatë dy muaj e gjysmë të kaluara për çdo dit mbahen protesta kundër korrupsionit dhe në to marrin pjesë persona nga sfera të ndryshme dhe bindje të ndryshme politike, të cilët kërkojnë “jetë sipas standardeve evropiane”.

Vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, Bullgaria, sipas indeksit të korrupsionit të organizatës joqeveritare Transparensi Interneshënëll është edhe anëtarja e saj më e korruptuar.

Në pushtet gati një dekadë është kryeministri djathtist Bojko Borisov, mandati i të cilit skadon në mars të vitit të ardhshëm. Ai refuzoi të japë dorëheqje me arsyetimin se është i shqetësuar për qëndrueshmërinë e vendit në kontekst të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se “suksesi vjen përmes dialogut, e jo me konfrontim”.

Presidenti bullgar Rumen Radev, i afërt me socialistët opozitarë, ua uroi Ditën e Pavarësisë për “qytetarët e zgjuar të cilët tregojnë për rënie të moralit”./MIA

Zekiri, Llukarevska dhe Kadrija japin dorëheqje nga funksioni i deputetit

Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Kadrija nga BDI kanë dhënë dorëheqje nga funskioni i deputetit. Dorëheqjet vijnë...

Instituti për Shëndet Publik do të bëjë 1000 testime në ditë, hapet repart i ri për testim

Përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot në Institutin e Shëndetit Publik do të funksionojë edhe një repart tjetër i pranimit, me...

Mickoski kërkon nga Qeveria që të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të lirohen nga puna, për shkak të siç thotë,...

Zaev për TV21: Nuk kam pasur kontakt direkt me Spasovskin, por do të testohem

Kryeministri i vendit Zoran Zaev për TV21 deklaroi se nuk ka pasur kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, por...

Jani Makraduli drejtor në Postat e Maqedonisë, Zhernovski në NP për Infrastrukturë Hekurudhore?

TV21 mëson se ish kryetari i Komunës Qendër, dhe ish zëvendësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, do të jetë...

More Articles Like This