Në Shkup dikush mendon se Bullgaria për shkak të vëllazërimit dhe solidaritetit do bëjë përjashtime – deklaroi në intervistë për BNT bullgare, Krasimir Karakaçanov. Kjo është një nga seritë e deklaratave të ministrit bullgar për mbrojtje, për çështjen me Maqedoninë, me të cilën ai e përforcon pozitën e udhëheqësisë shtetërore se Bullgaria do e bllokojë vendin tonë për fillimin e negociatave me BE nëse nuk pranojmë se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë origjinë bullgare.
“Ata mendojnë se dikush do të kryej presion ndaj Bullgarisë dhe Bullgaria do të heq dorë nga interesi i vet nacional. Ne dëshirojmë nëse dikush, në këtë rast RMV, vendos të krijojë ndonjë identitet të ri, të jenë aq të mirë, ta krijojnë nga momenti që është krijuar ajo doktrinë për një popull maqedonas. Pas vitit 1944 ajo doktrinë u imponua nga Jugosllavia e Titos me zjarr dhe shpatë”, theksoi Krasimir Karakaçanov.
Menjëherë pas kësaj interviste të Karakaçanovit, ish kryeministri i Suedisë dhe bashkëkryetar i Këshillit të punëve të jashtme të Evropës, Karël Bilt, në profilin e tij në Twiter shkroi se Bullgaria nuk mund të imponojë ndonjë të vërtetë të saj.
“Nëse progresi i Ballkanit drejt BE-së varët nga një shtet i cili imponon ndonjë “të vërtetë të saj”, mund të jemi të sigurte se asgjë nuk do të ndodhë për gjeneratën e ardhshme madje edhe për dy gjeneratat e ardhshme”, tha Karel Bilt – ish-kryeministër i Suefisë.
Njëkohësisht edhe gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se Sofja kërkon që Maqedonasit të pranojnë se ishin bullgarë dhe se kanë folur gjuhë bullgare, gjë që nuk është pranuar nga asnjë prej vendeve të BE-së. Sipas kësaj gazete, ultimatumet e këtilla të Bullgarisë nuk i ngjajnë shekullit 21 dhe kjo politikë nxit shqetësim në lidhje me politikën e zgjerimit të BE-s.
“Në rrethin e ambasadorëve të BE-së, paraqitjet e ambasadorit bullgar këtë dhe javën e kaluar hasin në habitje. Askush nuk iu bashkëngjit, as grekët, as francezët as holandezët të cilët para një viti e bllokuan fillimin e negociatave aderuese me RMV dhe Shqipëri”, tha Faz.
Vendimin nëse Maqedonia do t’i fillojë negociatat duhet ta sjellin ministrat e punëve të jashtme të BE-së më 10 nëntor, ndërsa Konferenca e parë ndërqeveritare planifikohet të mbahet në dhjetor këtë vit. Bullgaria mund t’i bllokojë këto proceset për shkak se vendimet sillen me konsensus.
