Vazhdojnë befasitë në Kupën e Botës. Pas humbjes së papritur të Argjentinës kundër Arabisë Saudite ditën e djeshme, sot ka ardhur ajo e Gjermanisë kundër Japonisë.
Ndeshja hapëse e Grupit E, në fakt, është mbyllur 2-1 në favor të skuadrës aziatike, që ka marrë një fitore të jashtëzakonshme me përmbysje kundër katër herë kampionëve të botës, transmeton telesport.
NDESHJA
Tetë minuta i kanë mjaftuar Japonisë për të kaluar në avantazh, por goli i shënuar nga Daizen Maeda është anuluar nga gjyqtari anësor për një pozicion jashtë loje të qartë, edhe pse lojtari i aziatikëve nuk ka qenë dakord.
Në minutën e 21-të ka ardhur kundërpërgjigja e gjermanëve, me Kimmich që i është mohuar një gol i bukur nga portieri Gonda. Topi më pas ka përfunduar në këmbët e Gundogan, i cili ka dalë huq dhe më pas ka pretenduar për penallti.
RASTI I SHPERDORUAR NGA GUNDOGAN
Portieri i Japonisë ka qenë protagonist edhe në minutën e 32-të, por këtë herë jo për mirë, për shkak se ka shkaktuar një penallti. Te pika e bardhë është paraqitur Gundogan, i cili nuk ka gabuar këtë herë.
Pjesa e parë është mbyllur më një gol të Havertz, por që është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR. Në minutën e 73-të, Neuer ka shpëtuar një gol të sigurt, por nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë katër minuta më mbrapa në momentin e golit të shënuar nga Doan.
Në minutën e 83-të ka ndodhur e pabesueshme. Japonia, në fakt, ka arritur të shënojë edhe golin e dytë dhe të përmbysë gjithçka. Asano ka realizuar një gol të çmendur “alla Messi” dhe ka shtangur skuadrën e Flick.
GOLI I DYTE I JAPONISE – VIDEO
