Prej sot në mëngjes në ora gjashtë kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja në rajonin e Atikës, rajon më i gjerë i Athinës, respektivisht vendoset karantinë e rreptë 17-ditore, që pardje në video porosi deri te qytetarët e ka paralajmëruar kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Bizneset dhe shërbimet që paraprakisht ishin hapur, siç janë shitoret, parukeritë dhe sallonet kozmetike prej sot janë të mbyllura dhe hiqet shërbimi “click away”.
Nxënësit në Athinë, si filloristët, ashtu edhe ata të shkollave të mesme, kthehen në onllajn mësim, ndërsa të mbyllur do të mbeten edhe kopshtet për fëmijë.
Ora policore edhe më tej është në fuqi nga ora 21 prej të hënës deri të premten dhe nga ora 18 gjatë fundjavave, lëvizje e qytetarëve, si dhe gjatë tre muajve të kaluar, vetëm me sms porosi të dërguar paraprakisht.
Liturgjitë në kisha do të jenë pa praninë e besimtarëve, ndërsa për dasma, varrime dhe pagëzime, lejohen më së shumti nëntë persona.
Objektet hotelierike, të cilat janë tërësisht të mbyllura tani tre muaj, si dhe deri tani, do të mund të punojnë me porosi dhe me shërbimin “take away”.
Të hapura do të mbeten vetëm supermarketet, shitoret për ushqim, barnatoret, shitoret për kanakarë, pompat e benzinës, qendrat për kontroll teknik të automjeteve, si dhe serviset për automjete.
Në sektorin shtetëror për 50 për qind nga të punësuarit, obligative është puna nga shtëpia, ndërsa megjithatë për sektorin privat, e obliguar nga shtëpia është puna për sa më shumë të punësuar.
Transporti publik në Athinë do të funksionojë me 65 për qind nga kapaciteti, ndërsa anijet me 50 ose 55 për qind, varësisht nga lloji.
Në automobila dhe taksi lejohen më së shumti dy persona.
Prej sot, e deri më 298 shkurt, kur janë në fuqi kufizimet, do të përforcohen kontrollet për respektim të masave.
