Vatikani dhe Kisha katolike australiane kanë mohuar çdo njohuri për transferim parash prej 1.8 miliardë dollarësh nga Roma në Australi në shtatë vitet e fundit.
“Aq shumë transferime dhe kjo shumë parash nuk kanë dalë nga Vatikani,” deklaroi një zyrtar i lartë i Vatikanit që ka qasje në financat.
Zyrtari, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha në një deklaratë për mediat perëndimore se Vatikani do t’u kërkojë autoriteteve australiane detaje mbi origjinën dhe destinacionin e parave.
“Ata nuk janë paratë tona, sepse ne nuk kemi aq shumë para. Unë jam i shokuar,” shtoi ai.
Shifrat u bënë të disponueshme për publikun në dhjetor kur u publikuan nga Shërbimi australian, me kërkesë të senatorit Konçita Fieravani-Uells.
