Greqia regjistron rastet e para me variantin “MU” të Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti i Ekspertëve të Greqisë, institucion që bëri të ditur se tashmë janë gjetur 6 pacientet e parë që ishin prekur nga ky mutacion I ri I Covid-19.Të infektuarit me variantin e ri “MU” ndodhen në zonat Atikë, Argolida, Arta dhe Eleftherios Venizelos. Varianti “MU” që u identifikua për herë të parë në Kolumbi, ka shqetësuar jo pak ekspertet e mjekësisë pasi ka dyshime se mund të jetë rezistencë edhe ndaj vaksinave që janë prodhuar deri më tani./TV21
