Varhelyi takohet me Kurtin para takimit të Këshillit për MSA-në

TË FUNDIT

Para takimit të Këshillit për MSA-në, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.

Në një postim në twitter komisioneri i BE-së, Varhelyi ka njoftuar se me kryeministrin Kurti ka diskutuar rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi.

“Me kryeministrin Albin Kurti para takimit  të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejt të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor si dhe punën e vazhdueshme në reforma që përfshinë reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Takimi i katërt i Këshillit për Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbahet sot në Bruksel, nën kryesimin e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti./21Media