Ministri portugez, Augusto Santos Silva dhe eurokomisari Oliver Varheji janë takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Nuk jepen detaje nga takimi, por eurokomisari Varheji në një cicërimë në “Twitter”, ka shkruar:
“Bashkë me ministrin portugez shkëmbyem qëndrimet me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Bullgaria është shtet-anëtare udhëheqëse e politikave tona në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi këtu që të dizajnojmë hapat e ardhshëm me Bullgarinë”, shkroi Varheji, transmeton TV21.
Paraprakisht, që të dy janë takuar me ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, ndërkaq pas Sofjes, do të vizitojnë edhe Shkupin.
