Komisionieri për zgjerim, Oliver Varhej nga Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë, theksoi se BE-ja është e vendosur për integrimin e plotë dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, transmeton TV21.
“Sot është ditë shumë e rëndësishme. Liderët tanë jo vetëm që do të konfirmojnë por gjithashtu do të bëjnë shumë të qartë se jemi të vendosur për integrimin e plotë dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kështu, ne duhet të ndërmarrim përgjegjësitë dhe vendimet tona që na çojnë drejt kësaj, që do me thënë hapjen e Konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e kapitujve negociues me Serbinë, vazhdojmë punën që Bosnja e Hercegovina të bëhet vend kandidat, të sjellim liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh komisioneri për zgjerim Oliver Varheji.
