BE është e përkushtuar në zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa si konfirmim i kësaj është pakoja e re ekonomike e investimeve për rekuperimin dhe inkurajimin e rajonit, theksoi në fillim eurokomisari Varhelji. Në lidhje me atë se kur mund të pritet korniza e negociatave, tha se po punohet në këtë çështje dhe në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, por për çështjet e hapura me Bullgarinë, tha se nuk duhet të dramatizohet.
“Në interes edhe të Bullgarisë edhe të Maqedonisë së Veriut është që të gjendet zgjidhje për këto çështje. Pa u shpjeguar ata keqkuptime, do të jetë shumë vështirë që punët të ecin përpara. Kam shpresë të madhe se do të zgjidhet dhe nëse ka nevojë, në këtë proces do të ndërmjetësojmë ne që të gjendet zgjidhje. Nuk është e pamundur. Nuk do të dramatizoja shumë në lidhje me këtë çështje, megjithatë kuptohet se është çështje serioze”, deklaroi Oliver Varhei – Euro-komisar i BE-së.
Raporti i Komisionit Evropian dhe pakoja ekonomike investuese për Ballkanin Perëndimor, janë dy dokumentet që i mora personalisht nga eurokomisari Varhelji, tha kryeministri Zoran Zaev. Ai theksoi se këto dokumente kontribuojnë për krijim të një momenti të fuqishëm politik për të hapëruar në agjendën evropiane dhe për nisjen e procesit negocues, sipas metodologjisë së re. Ai falënderoi Varheljin për përkushtimin e madh për vendin tonë, veçanërisht sepse vjen në periudhë kur deri në fund të vitit pritet të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare.
“Mbështetja e mobilizuar financiare prej 9 miliardë euro përmes IPA 3, financimi në formë të kombinuar të granteve dhe huamarrje të favorshme, për ta ndihmuar ekonominë e Ballkanit Perëndimor me BE, do të dërgojë mesazh të fuqishëm mbështetjeje për perspektivën evropiane të rajonit dhe për përfundimin e procesit reformues me zhvillim të përshpejtuar ekonomik të të gjithë rajonit”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Pas takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Zaev, Varhelji u takua edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, pas çka mbajti fjalim para deputetëve dhe opinionit publik. Ai foli për pakon ekonomike investuese, duke theksuar se ekonomia e Maqedonisë dhe qytetarët do të kenë përfitim të drejtpërdrejtë.
