Vardijan: Në Slloveni non-paper është lajm kryesor

TË FUNDIT

Redaktori i RTSlovenia Vanja Vardijan për TV21 komentoi non-paper-in, i cili parashikon ri-vizatim të kufijve të Ballkanit.

Ai për TV21 tha se non-paper në Slloveni është lajm kryesor.

“Së pari për situatën aktuale, pas shtatë ditësh në Slloveni historia e të ashtuquajturës non-paper është ende aktuale, Qeveria e Janez Jansha po përpiqet ta mbulojë atë disi, por nuk arrin sukses. Sot u shfaq ministri i Punëve të Jashtme Llogar, i cili tha se në takimin e sotëm virtual të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk është biseduar për non-paper, madje me zemërim sulmoi gazetarët slloven pse ata e pyesnin për këtë temë dhe në një farë mënyre dëmtojnë Slloveninë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën”, tha Vanja Vardijan – redaktor i RTSlovenia.