Ekipi i Vardarit këtë verë nuk do të mund të jetësojë “ëndrrën” evropiane. Klubit më të trofeshëm në vend nuk iu aprovua licenca për dalje në Evropë.
Pasi Akademia Pandev fitoi kupën mbrëmë tash, ekipi që renditet i katërti dhe i pesti në tabelë do të udhëtojë në Evropë së bashku me Akademia Pandevin.
Për momentin në pozitën e pestë renditet, Shkupi i cili të dielën do të zhvillojë ndeshjen kundër Rabotniçkit në gjiron e fundit të LPFM-së. Shanse për tu gjendur aty kanë edhe Renova dhe Makedonija GJ.P.
Përpos Vardarit, licencë nuk ka fituar edhe ekipi i Pobedës.
“Komisioni për licencim në FFM në bazë të kërkesave dhe dokumenteve të dorëzuara nga klubet në Ligë të parë, për pjesëmarrje në UEFA përballje për sezonet 2019/20 morri vendimet si në vijim”.
Jepet leje për pjesëmarrje në UEFA përballje për klublet :
Аkademija Pandev A.D – Strumicë
Bellasica AD Strumicë
Makedonija GJ.P. 1932 A.D – Shkup
Rabotniçki A.D – Shkup
Renova A.D – Shkup
Sileks A.D – Kratovë
Shkëndija A.D – Tetovë
Shkupi A.D – Shkup
Nuk jepet licencë për pjesëmarrje në UEFA përballje për këto klube:
Vardar A.D – Shkup
Pobeda A.D – Prilep
Pas këtij vendimi ekipi i K.F. Vardari ka dorëzuar ankesë deri tek zyrat e FFM-së.
