Me rezultat 2-0 përfundoi ndeshja e sotme në Strumicë mes Vardarit dhe Detonitit, në favor të Vardarit.
Ishte Gjuriq që shënoi në minutën e 42 duke kaluar në epërsi ndaj Detonitit, e shpejt rezultati u bë 2-0, pasi katër minuta më vonë shënoi edhe Sushnjara.
Vardari në sezonin e ardhshëm do të jetë në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
