Vapa e madhe ka shkaktuar zjarre në Australi

TË FUNDIT

Vapa e madhe ka goditur sot juglindjen e Australisë për shkak të zjarreve të mëdha që po digjen jo shumë larg qytetit të Adelaides.

Mediat britanike kanë raportuar se një numër i madh i njerëzve janë strehuar në plazhet e afërta, dhe gjashtë aeroplanë kanadezë dhe zjarrfikës po luftojnë me flakën rreth Adelaides, ku dy shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar deri më tani.

“Ka ende punë për të bërë para se zjarri të vihet nën kontroll,” tha kryeministri australian Skot Morrson.

“Është mirë që nuk kishte erë, edhe pse u paralajmërua”, tha Ivet Dauling, zëvendës-shefe e shërbimit zjarrfikës në Australinë Jugore.