Rrëmbimi i Vanja Gjorçevskës ka qenë i planifikuar por duhet të sqarohet se cilat kanë qenë planet e rrëmbyesve është çështja që e hapë profesoresha Svetllana Nikoloska nga fakulteti i sigurisë në Shkup. Në ClickPlus ajo tha se obduksioni duhet të tregojë nëse mbi Vanjën është përdorur forcë fizike, nëse e njejta ka lëndime apo thyerje.
“D.m.th. Vanja është viktimë e targetuar, vajza është pritur. Ka qenë i caktuar momenti kur vet del nga shtëpia. Por çfarë kanë planifikuar me Vanjën? Kjo është çështja e dytë. Për këtë shkak hetimi tani duhet të vërtetojë nëse mbi Vanjën është përdorur forcë fizike? Cili ka qenë intenziteti i asaj force fizike? A i janë shkaktuar lëndime? Ku janë shkaktuar lëndimet? Nëse i janë lidhur duart, a ka thyerje në duar? Nëse është vrarë në fytyrë, nëse ka maviosje. Të gjitha këto duhet t’i vërtetojë autopsia”, tha profesoresha Svetlana Nikoloska.
Sipas profesoreshës Nikolloska, është shumë e rëndësishme si ka vepruar policia kur e ka marrë denoncimin e zhdukjes. Të rëndësishme, sipas profesoreshës, janë informacionet nëse ata kanë pasur probleme si familje apo nëse vetë vajza ka pasur probleme, me qëllim të konfirmohet nëse bëhet fjalë për zhdukje të qëllimshme të vajzës, apo me të vërtetë ka rrëmbim. Gjithashtu, e rëndësishme është se çfarë ka deklaruar e ëma në polici, thotë Nikolloska.
“Bisedë me denoncuesin nëse kanë patur më parë probleme në familje, nëse vajzën e ka shqetësuar ndonjë problem, me qëllim që të vërtetojnë nëse bëhet fjalë për zhdukje të një fëmije e cila më parë ka patur probleme dhe ka ikur diku, ose bëhet fjalë për diçka tjetër. Në këtë rast kidnapim. Është e rëndësishme se çfarë informacione i jep policisë në momentin e denoncimit me qëllim që policia ta dijë se çfarë dhe si të veprojë”, shtoi Nikoloska.
Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria, gjatë ditës së djeshme kanë përkthyer në gjuhën turke dhe zyrtarisht e kanë nisur kërkesën për ekstradimin e të dyshuarit të parë, Lupço Palevski, i cili u kap në Balikesir të Turqisë. Ministri i drejtësisë Krenar Lloga, pret që Turqia të përgjigjet sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Besoj se pas marrjes së kërkesës tonë do të kontaktojmë direkisht edhe me ministrin e Republikës së Turqisë. Unë besoj se për kohë relativisht të shkurtër ne do të marim përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të gjendet mes nesh dhe të dëshmojë”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
Nga ana tjetër Prokuroria përpos për të dyshuarit e parë, procedurë hetimore ka ngritur edhe për Stefan Dimkovskin, personin që e transportoi Palevskin nga Beogradi për në Turqi. Ai ngarkohet me akuzën për ndihmë të kryerësit të veprës penale. Prokuroria për momentin vendosi që avokatit të Palevskit mos të kërkojë asnjë masë përkujdesi përshkak se siç thonë, nuk ka bazë juridike.
“Prokuroria Themelore Publike në Shkup solli urdhër për ngritjen e procedurës hetimore për një person për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale – ndihmë të kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 365 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Prokurori përkatës deri te gjykatësi i procedurë paraprake nga Gjykata Penale dorëzoi propozim për shqiptimin e masës paraburgim për personin e dyshuar”, sqaruan nga PTHP.
Përndryshe më 5 dhjetor në Balikesir të Turqisë, Ljupço Palevski u kap nga policia derisa ishte duke ecur në këmbë në autostradë. Ai kishe marë një veturë taksie kinse po shkon në Stamboll, me qëllim që të humbë gjurmët, por më pas ka tentuar përsëri të kthehet në Balikesir. Dënimi për veprat për të cilat dyshohet mund të arrijë deri në burgim të përjetshëm.
