Këshilli i Komunës së Gostivarit sot ka zgjedhur për kryetar Valbon Limanin nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Limani në këtë pozitë është zgjedhur me 18 vota “për” dhe dy të përmbajtura.

Menjëherë pas kësaj, Limani drejtimin e seancës e ka nisur me një minutë heshtje për nder të viktimave në tragjedinë e autobusit në Bullgari, ku jetën e humbën 45 persona.
