Vaksinimi në Gjermani do të fillojë gjatë ditëve të para të vitit 2021

TË FUNDIT

Shefi i kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel, Helge Braun deklaroi se pret që vaksinimi kundër Kovid-19 të fillojë në ditët e para të vitit të ri.

Braun, i cili është mjek, tha se është i gatshëm të ndihmojë në vaksinim gjatë fundjavave.

Bashkimi Evropian pritet të vendosë për miratim vaksinën e parë deri më 29 dhjetor. Në Gjermani po ngrihen qendra speciale të vaksinimit.

Braun tha se kancelarja Merkel do të vaksinohet “kur të vjen në radhë”.

Qendra gjermane për kontrollimin e sëmundjeve sot kumtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12.332 persona të sapoinfektuar dhe 147 raste të vdekjes.