Vaksinat tjera do të arrijnë ditëve në vijim, kompanitë janë nën presion, tha Filipçe

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk jep datë të saktë se kur do të arrijë sasia e mbetur e vaksinave “Sputnik V” dhe të kompanive të tjera.

Thotë se vaksinat do të arrijnë, por se kur, do të dihet ditëve në vijim. Shton faktin se kompanitë janë nën presion nga të gjitha shtetet e botës.

“Jo vetëm që e kanë obligim t’i dërgojnë edhe sasinë tjetër të vaksinave, por flas edhe për të tjerat, ato 200 mijë (nga kompani të tjera). Se kur do të arrijnë, me shumë gjasë do ta dimë ditëve në vijim. Njëjtë edhe për prodhuesit tjerë. Këtu vlen të përmendet se janë nën presion nga të gjitha shtetet e botës”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ai njoftoi se me vaksinat “Sputnik V” që arritën sot, imunizimi do të fillojë të mërkurën te të moshuarit që qëndrojnë në shtëpitë e pleqve./TV21