Konfuzione të reja rreth blerjes së vaksinave kineze u paraqitën pas tekstit në gazetën italiane “La Verita”. Në tekstin e quajtur si “Lufta mes Kinës dhe Rusisë për Ballkanin” thuhet se qeveria maqedonase përmes kompanisë “fantazmë” ka dashur të blejë vaksina nga Kina. Në lidhje me këtë kryeministri Zaev tha se është e vërtetë se Qeveria ka bashkëpunuar me kompani private për blerjen e vaksinave kundër Kovid-19, por mohoi se ka pasur veprime joligjore.
“Absolutisht mohoj se ka pasur çfarëdo qëllime të këqija apo veprime joligjore për shkak se në këtë periudhë po bëjmë përpjekje për të bërë blerje nga kanalet e mundshme, siç presin qytetarët e tanë sa më shpejtë t’i ketë”, theksoi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Zaev shtoi se në mënyrë të drejtpërdrejtë me “Sinofarm” nuk kanë mundur të kontaktojnë, andaj kanë porositur përmes kompanive private që Ministria e punëve të jashtme nuk i ka konfirmuar andaj është tërhequr edhe avansi.
“Sigurisht, porosit që i kemi bërë me Kinën janë me vërtetim dhe letër nga “Sinofarm” dhe normal i gjithë dokumentacioni është i rregulluar. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në fund, vendosëm se duhet të shkojmë përmes Ambasadës së Kinës”, shtoi Zaev.
Nga VMRO-DPMNE thonë se për sjelljen e tillë përmes kompanive “fantazmë” duhet të përgjigjet jo vetëm përmes Kodit penal por edhe në lidhje me rrezikun në të cilin janë vendosur qytetarët dhe shëndeti publik me veprimin e gabuar dhe mos blerjen e vaksinave
“Sipas asaj që mund të shihet në regjistrin e këtyre kompanive është se as “Sinohidro”, as “Power China”, nuk janë të regjistruara në Hong Kong. Ata nuk janë as kompani “fantazmë”. Pyetja për Zaevin dhe Filipçen është – në ç’ mënyre e kanë zgjedhur kompaninë fantazmë nga Hong Kongu dhe pse përmes kësaj kompanie duhej të zbatohej furnizimi i vaksinave? A është dhënë ndonjë garanci bankare dhe a ekziston marrëveshje paraprake me Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Antonijo Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
Gazeta “La Verita” është i njohur te ne që nga publikimi i bisedave të përgjuara të Boki-13, Orce Kamçevit dhe prokurores Katica Janeva.
