Vaksina e Fejzer do të jetë efikase të paktën një vit

TË FUNDIT

Vaksina kundër virusit korona, e përgatitur nga kompania amerikane Fejzer dhe ajo gjermane Biontek, do të mund t’i mbrojë pacientët nga Kovid-19 të paktën një vit, deklaroi për Foks Njuz drejtori i përgjithshëm dhe bashkëthemelues i “Biontek” Ugur Shahin.

“Pres që vaksina të jetë efikase të paktën një vit, tha ai, duke theksuar se administrim i serishëm mund të ndodh një vit pas vaksinimit të parë.

Sipas tij, zhvillimi i vaksinës ka filluar në fund të janarit. Në mars, Biontek e publikoi partneritetin e tij me Fejzer.

Shahin përkujtoi se vaksina i është nënshtruar testimeve klinike edhe në Gjermani edhe në SHBA. Zhvillimi i vaksinës paraqet hap të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë në kohë kur ka rritje botërore të rasteve të reja të infeksionit