Vaksina e Fajzer/BioNTek mori miratim të plotë nga FDA-ja

TË FUNDIT

Vaksina kundër Kovid-19 e Fajzerit dhe partnerit BioNTek sot morën miratim të plotë për përdorim të Shërbimit për Ushqim dhe Barna të SHBA-së (FDA).

Punonjësit shëndetësor publikë dhe ekspertët shpresojnë se me miratimin vaksina, paraprakisht e miratuar përmes masave të jashtëzakonshme, do të inkurajohet edhe pjesa tjetër e popullsisë së SHBA-së e cila mbeti e pavaksinuar të vaksinohet.

Miratimi nga FDA-ja ka të bëjë për personat mbi 16 vjet dhe është miratimi i parë i rregullatorit. Vaksina e Fajzerit është autorizuar edhe për fëmijë mbi 12 vjeç dhe kompania planifikon të aplikojë për miratim të plotë edhe për këtë grup të shfrytëzuesve.

Ekspertët tregojnë se me këtë do të arrihet depërtim më i thellë i vaksinës midis institucioneve lokale dhe shtetërore, krahas atyre federale të cilat kanë masë për vaksinim apo  testim të detyrueshëm të miratuar nga pushteti qendror.

Me këtë, vaksinimi do të përshpejtohet edhe midis sektorit e korporatës të SHBA-së.

Shumë kompani si transporti ajror American Airlines dhe tashmë i urdhëruan të punësuarve të tyre vaksinim të detyrueshëm. Derisa kompanitë si Amtrak dhe Fejsbuk kërkojnë nga të punësuarit të cilët hyjnë në selinë e kompanisë apo ata të cilët kthehen nga puna në distancë në zyrë të vaksinohen.