Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka shpërndarë një video të lezetshme në profilin e saj në Instagram ku shfaqen vajzat e tyre duke kënduar dhe folur në arabisht.
Ronaldo iu bashkua klubit saudit Al-Nassr në dhjetor të vitit të kaluar dhe duket se familja e tij tashmë është përshtatur me jetën në Lindjen e Mesme.
Nisur nga videoja e shpërndarë nga Georgina, vajzat e tij, Alana dhe Eva, deri tani po ecën mirë.
Georgina ka postuar video tejet të bukur të vajzave që mësojnë arabisht. Në të parën, të dyja mund të shihen duke kënduar së bashku në arabisht.
“Vajzat tona tashmë po këndojnë në arabisht, Cristiano”, ka shkruar Georgina krahas videos së përmendur.
