Vajza priste prindërit në një karrocë golfi, babai e godet aksidentalisht!

TË FUNDIT

Një vajzë gjashtëvjeçare vdiq pasi babai i saj aksidentalisht e goditi atë me një top të golfit të hënën në mëngjes në Orem të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fëmija ishte duke pritur në një karrocë golfi prindërit e saj rreth 20 metra larg.

“Topi e goditi atë në pjesën e prapme të kokës, në bazën e qafës së saj”, tha policia.

Policia mori një telefonatë për një person të lënduar rreth orës 10:25. Kur arritën, mjekët ishin duke e trajtuar vajzën.

Vajza u transportua në një spital dhe më pas fluturoi me helikopter në Spitalin e Fëmijëve në një qytet tjetër. Megjithatë, ajo nuk arriti të mbijetojë, transmeton rtv21.tv.

Policia po heton, por nuk planifikon të ndjekë akuzat.

Autoritetet nuk kanë lëshuar emrin e vajzës ose babait të saj për të respektuar privatësinë e familjes./21Media