Nëse Apple do të donte t’i bënte “përshtypje” dikujt me iPhone-in e ri, do të ishte vajza e Steve Jobs, Eve, por mesa duket e reja nuk dukej aspak e emocionuar për modelin e ri të cilin e konsideron pothuajse të njëjtë me versionin e mëparshëm.
Eve Jobs, vajza e Steve dhe Lorraine Powell Jobs, reagoi ndaj publikimit të iPhone Apple të mërkurën për iPhone 14 të ri duke postuar një meme popullore dhe duke shtuar komentin e saj.
“Unë kur azhurnoj iPhone 13 në iPhone 14 pas njoftimit të Apple”, ishte mbishkrimi në një meme të një njeriu me këmishë, që mban po të njëjtën në duar.

