Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë

TË FUNDIT

Vajza e ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi është fejuar.

Më e veçanta është se Gresa zgjodhi që ceremoninë e fejesës ta bëjë sa më afër babait të saj, në Hagë.

Plotë emocion për familjen Jakupi, ndër të tjera Gresa tha se e mbajti premtimin që ia dha babait të saj.

“Të fejuar! E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash ditën që fillova të flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!  E jotja, Gresa”, shkroi ajo në Facebook./21Media