Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 48-vjeçari

TË FUNDIT

Një 48-vjeçar është arrestuar mbrëmë nga Policia e Ferizajt pasi që ai kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij, 70-vjeçar.

70-vjeçari është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

“I njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media