Forcat qeveriatre siriane kanë kryer sulm me raketa mbi pozitat e grupit terrorist Xhabhat al Nusra në provincën Idlib, publikoi sot portali “Al-Masdar”.
Komanda e armatës siriane dha urdhër për hapjen e zjarrit ndaj terroristëve, pasi fluturaket pa pilot e këtij grupi kanë tentuar ta sulmojnë bazën ajrore ruse, Hmeimim, njoftoi TASS.
Fluturaket pa pilot janë vërejtur mbi qytetin bregdetar Xhableh dhe janë eliminuar me mbrojtje kundërajrore.
Armat siriane pastaj e ka shkatërruar vendin komandues dhe pozitat e ekstremistëve në afërsi të qytetit Al-Bar./MIA
