Ushtarë dhe automjete të Forcave të armatosura të Shqipërisë janë nisur për Kosovë për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura.
“Ushtarë tanë me automjete dhe pajisje të përshtatshme kemi dërguar për të mbështetur banorët e disa komunave të Kosovës të cilat janë prekur nga vërshimet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Fejsbuk.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në veri të qytetit të Kukësit, pranë kufirit shqiptaro-kosovar është vendosur një kontingjent shtesë ushtarësh dhe automjetesh të cilët “janë të gatshëm të intervenojnë në koordinim me autoritetet e Kosovës në rast se situata përkeqësohet”.
“Janë të gatshëm të intervenojnë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.
Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
