Ushtria nigeriane refuzoi të përdorë armët në protestat në Lagos

TË FUNDIT

Qeveria e shtetit nigerian Lagos sot kërkoi nga ushtria të intervenojë, me qëllim që të vendosë rend në protestat që po ,mbahen kundër brutalitetit policor, por ushtarët refuzuan të përdorin armët ndaj civilëve, kumtoi armata nigeriane.

Protestat në vend u bënë më të fuqishme më 20 tetor pasi që, sipas thënieve të dëshmitarëve okularë në Lagos, ushtria hapi zjarr ndaj demonstruesve të qetë menjëherë pasi që autoritetet lokale vendosën orë policore 24-orëshe.

Forcat nigeriane të sigurisë, duke i përmbushur përgjegjësitë e veta kushtetuese, nuk hapi zjarr ndaj asnjë civili,, shtohet në kumtesën e ushtrisë.

Sipas dëshmitarëve okularë dhe organizatës ndërkombëtare për mbrojtje të të drejtave të njeriut Amnesti Interneshënëll, policia dhe ushtria në Lagos vranë së paku 12 persona.