Njësitë e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan në Karolina Veriore do të përbëjnë forcën prej rreth 300 ushtarë. Kjo e paraqet forcën kryesore të rotacionit të ardhshëm amerikan në kuadër të forcës së NATO-s në Kosovë.
Ky numër ushtarësh do të kontribuojnë për një ambient të sigurtë dhe për rendin publik, për zhvillimin e një Kosove demokratike, stabile, shumetnike dhe paqësore, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pastaj ushtarët do të vazhdojnë trajnimin në bazën ushtarake ‘Fort Bliss’, në Teksas, dhe më pas në Gjermani, para se të vijnë në Kosovë pas dy muajsh.
Gjatë qëndrimit nëntëmujor në Kosovë, ushtarët nga kjo njësi do të përbëjnë njërën nga dy të ashuquajturat grupe të betejës në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s.
Kur është fjala tek ndihma për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është Garda Kombëtare e Iowa-s që ka zhvilluar një marrëdhënie të fortë në kuadër të një partneriteti që është jetëgjatë me Kosovën. Partneriteti Iowa-Kosovë është një nga 22 partneritet evropiane që përbëjnë Programin e Partneritetit të shteteve në kuadër të Komandës Ushtarake Evropiane të SHBA.
Partneriteti midis Kosovës dhe Iowa-s u krijua më 11 mars të vitit 2011 me qëllim afatgjatë të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe nxitjen e interesave reciprokisht të dobishme në të gjitha nivelet e shoqërisë.
