Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë sot janë hapur dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të shohin nga afër Ushtrinë e Kosovës. Në kuadër të “Ditës së Forcës”, tradicionalisht ushtria pret qytetarët e saj, dhe këtë vit, ata kanë mundësinë të ndjekin aktivitetet e organizuara. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të shtetit, përfshirë Kryeministri në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani, si dhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi tre ligje që mundësuan transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës: Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pas këtij vendimi, po në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia zyrtare ku u prezantua Forca e Sigurisë së Kosovës si Ushtri. Në atë kohë, President i Kosovës ishte Hashim Thaçi, Kryeministër Ramush Haradinaj, dhe Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.
